Category Archives: Lajme

13
Gusht
    U perkujtua Profesor Arif Krasniqi – themelues i Kolegjit Tempulli

    13 Gusht 2011 Sot në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar u mbajtë Akademi Përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të profesor Arif Krasniqit. Familjar, miq, bashkëpuntorë, profesorë dhe studentë sot përkujtuan profesor Arif Krasniqin, si njeri me virtyte të larta, veprat dhe puna e të cilit do të mbesin të pavdekshme. Të […]

    6
    Korrik
      Tempulli akreditohet edhe per tri specializime në nivelin master

      Prishtinë, 6 korrik 2011 Agjencia e Akreditimit të Kosovës dhe Këshilli Kombëtar i Cilësisë, shpallën sot rezultatet e procesit të akreditimit për programet që kanë aplikuar Universitetet Publike dhe Institucionet Private të Arsimit të Lartë. Tempulli këtë vit në bazë të rezultateve të shpallura mund të ofrojë 5 programe të akredituara në Nivelin Bachelor dhe […]

      1
      Qershor
        Qershori, muaji i praktikës profesionale

        1 Qershor 2011 Përveç praktikës së rregulltë gjatë vitit, Tempulli në bashkëpunim me partnerët e vet tash e dhjetë vite organizon praktikën për student në të gjitha programet studimore. Studentët e vitit të parë dhe të dytë të programeve Komunikacion Rrugor dhe Transport, Komunikacion Postar dhe Transport si dhe Komunikacion Hekurudhor dhe Transport gjatë tërë […]

        13
        Prill
          U diplomuan edhe gjenerata e nëntë e instruktorëve të vozitjes

          13, Prill 2011 Tempulli organizoi ceremoninë solemne të ndarjes së diplomave për gjeneratën e nëntë të instruktorëve të vozitjes. Në këtë ceremoni, u çertifikuan tridhjetë instruktorë, të cilët përfunduan me sukses shkollimin për instruktorë të vozitjes për kategoritë “A,” “B, BE,” dhe “C1, C”. Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe drejtori z. […]

          9
          Prill
            Vizitë studimore në Kolegjin Universitar Cork në Irlandë

            Dublin, Irlandë 09-14 Prill 2011   Zyrtarja për Sigurimin e Cilësisë të TEMPULLIT Gentiana Ahmeti nga datat 09 -14 Prill 2011 mori pjesë në vizitën studimore në Cork të Irlandës, në kuadër të programit TEMPUS të përkrahur nga WUS Austria, Prishtinë. Pjesëmarrës të tjerë në këtë vizitë studimore ishin zyrtarët e lartë të WUS-it në […]

            8
            Prill
              Vizitë pune e studentëve të Tempullit në Hekurudhat e Kosovës

              Fushë Kosovë, 8 Prill 2011 Në këtë vizitë pune morën pjesë studentët e vitit të dytë- në programin Komunikacioni Hekurudhor dhe Transporti, profesori i lëndës përkatëse si dhe bashkëpunëtorë nga Hekurudhat e Kosovës. Përmes kësaj vizite, studentët paten rastin të informoheshin në lidhje me procedurat e punës në Hekurudha siç janë: pranimi i trenit në […]

              1
              Prill
                Tempulli merr edhe një akreditim ndërkombëtar

                Gjenevë, Zvicër, 01 Prill 2011 Drejtori z. Muhamed Krasnqi me bashkëpuntor në datën 01 Prill 2011 mori pjesë në vizitën studimore në Gjenevë të Zvicrrës, me rastin e ceremonisë të akreditimit të Tempullit nga IRU Academy. Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim pune ishin zyrtarë të IRU Akademisë, konzulli i Republikës së Kosovës në Gjenevë […]

                9
                Mars
                  Ceremonia solemne e ndarjes së diplomave

                  Prishtinë, 9 Mars 2011 Në një ceremoni solemne ndahen diplomat edhe për 40 studentë të Tempullit të cilët me sukses kanë mbaruar studimet e tyre në fakultetin e Komunikacionit rrugor dhe transportit si dhe në fakultetin e Postës dhe Telekomunikacionit. Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua u.d. i Dekanit Prof. Dr. Halil Turku […]

                  7
                  Mars
                    Tempulli nikoqir i seminarit të europes juglindore të organizuar nga IRU Akademia

                    Prishtinë 7 Mars 2011 Tempulli gjatë javës së kaluar ishte nikoqir i një ngjarje shumë me rëndësi për transportin rrugor.  IRU Akademi nga Gjeneva/Zvicër për pesë dite me radhë organizoi një seminar ndërkombëtar për trajnimin e instruktorëve për ADR dhe Tahograf. Pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia vinin nga sektori privat dhe publik. Ata […]

                    1
                    Mars
                      Për herë të parë në Kosovë, IRU Academy nga Gjeneva organizon trajnim për Tahografe Digjital

                      IRU Academy nga Gjeneva/Zvicër organizon dy trajnime profesionale për Tachograph dhe ADR (transportimi i mjeteve të rrezikshme). Nikoqir i kësaj ngjarje me rëndësi të veçantë për transportuesit kosovar është Tempulli. Organizimi i këtij brifingu për instruktorë ka zgjuar interesim të madh sidomos në regjion. Në këtë trajnim do të aftësohen instruktorë të rinj të Tempullit, […]