Hulumtimet

Vlerësimi i njohurive të nxënësve në njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut

Ky hulumtim është realizuar nga TEMPULLI dhe  Asociacioni KosovaMotorizimit AMRKS, në bashkëpunim me Ministrinë e  Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë

Edukimi dhe arsimimi për sigurinë në rrugë por edhe informimi i publikut, ndihmojnë që njerëzit të lëvizin në mënyrë më të sigurt në rrugë. Duke vetëdijesuar dhe inkurajuar njerëzit që t`i binden rregullave dhe shenjave në rrugë, ndihmohet në krijimin e mirëqenies dhe rehatisë për të gjithë.

Shkaktarët e aksidenteve nga këndvështrimi i nxënësve

Aksidentet në trafikun rrugor janë një dukuri rutinë që ndodhin në çdo vend të botës. Mijëra njerëz në botë humbin jetën çdo ditë në aksidente të tilla, kurse mijëra të tjerë mbesin me aftësi të kufizuara ose plagë emocionale përgjatë gjithë jetës së tyre.