Qershori, muaji i praktikës profesionale

Qershori, muaji i praktikës profesionale

  • Date & Time:
    • Qershor 1, 2011

1 Qershor 2011

Përveç praktikës së rregulltë gjatë vitit, Tempulli në bashkëpunim me partnerët e vet tash e dhjetë vite organizon praktikën për student në të gjitha programet studimore.

Studentët e vitit të parë dhe të dytë të programeve Komunikacion Rrugor dhe Transport, Komunikacion Postar dhe Transport si dhe Komunikacion Hekurudhor dhe Transport gjatë tërë muajit qershor zhvilluan praktikën profesionale.

Praktika është mbajtur në kompanit dhe ndërmarrjet publike me të cilat Tempulli ka marrëveshje bashkëpunimi. Këtë vit bazuar në planin mësimor praktika kryesisht është mbajtur në: Postë-Telekomunikacion e Kosovës, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari,” Hekurudhat e Kosovës, Policinë e Kosovës dhe në Stacionin e Autobusëve përkatësisht në Trafikun Urban në kryeqytet.

 

Pas përfundimit me sukses të praktikës atyre ju lëshuan vërtetimet e ndjekjes së praktikës dhe njëkohësisht u dhanë rekomandime të mira për interesimin dhe performancën e tyre gjatë kryerjes së praktikës.

Studentët patën mundësinë të zgjedhin institucionin përkatës prej institucioneve të lartëpërmendura si dhe vendin/komunën në të cilën atyre u konvenonte mbajtja e praktikës.

 

Join event

2011-6-1 2011-6-1 Europe/London Qershori, muaji i praktikës profesionale 1 Qershor 2011 Përveç praktikës së rregulltë gjatë vitit, Tempulli në bashkëpunim me partnerët e vet tash e dhjetë vite organizon praktikën për student në të gjitha programet studimore. Studentët e vitit të parë dhe të dytë të programeve Komunikacion Rrugor dhe Transport, Komunikacion Postar dhe Transport si dhe Komunikacion Hekurudhor dhe Transport gjatë tërë […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×