08 Tetor 2011
Tempulli si institucion i autorizuar nga MTPT-ja, tash Ministria e Infrastrukturës (MI) përveç programe tjera profesionale të përbashkëta, ka përfunduar me sukses edhe programin për pyetës në provimet për patentë shoferë.
Ky shkollim është realizuar në bazë të planprogramit të aprovuar nga MTPT-ja, lidhur me kushtet dhe kriteret për organizimin e pjesës teorike dhe praktike të trajnimit. Ky trajnim është përbërë nga 20 orë mësimore teori dhe 40 orë mësimore (ushtrime) praktikë. Vetëm nga pjesa praktike secili kandidatë ka mbajtur nga 40 orë, kur në të
njëjtën kohë një kandidatë fillestarë i cili regjistron kursin për ngasje në auto shkollë mban vetëm 16 orë praktikë. Tempulli ka angazhuar ekspertë të njohur të kësaj fushe në ligjërim si dhe trajnerë profesionistë nga kjo fushë, të cilët për disa muaj me radhë kanë ushtruar të gjithë kandidatët në pjesën praktike me vetura të reja të siguruara enkas për këtë trajnim. Sot është organizuar provimi nga pjesa praktike, ku kandidatët kanë treguar njohuri të mjaftueshme dhe shkathtësi teknike në ushtrimin e kësaj veprimtarie. Këto rezultate janë vlerësuar lartë nga komisioni profesional.