Kryeshefja ekzekutive e Ndërmarrjes publike komunale “Trafiku urban” Sh. A. në Prishtinë, znj. Arta Domi së bashku me bashkëpunëtorët e saj priti në vizitë pune studentët e Tempullit së bashku me koordinatorin dhe profesorin e studimeve Bachelor profesor Adem Selmani.
Trafiku urban si ndërmarrje për organizimin e transportit publik në Komunën e Prishtinës është themeluar më datë 01.04.1976. Pas çlirimit ndërmarrja është riregjistruar sërish për të operuar si shoqëri tregtare bazuar në legjislacionin kombëtar.
Gjate vizitës studentët takuan edhe Menaxherin e transportit të kësaj ndërmarrje, Msc. Kujtim Berbatovcin, ish i diplomuar i Tempullit. Kujtimi i informoji studentët me ofrimin e shërbimeve në transportin publik 
me fokus rreth operimit të flotës se autobusëve në linjat përkatëse
Ndër të tjera studentët vizituan Zyrën e dispeçerit të autobusëve ku u njoftuan me lëvizjen e autobusëve në kohë reale, në linjat të cilat mbulohen nga Trafiku Urban Prishtinë në tërë territorin e qytetit.


