Vizitë studimore – praktike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vizitë studimore – praktike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

  • Date & Time:
    • Qershor 10, 2022

 

Vushtrri, 10.06.2022

Studentët e Tempullit së bashku me stafin akademik dhe administrativ realizuan një vizitë studimore – praktike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Në këtë vizitë studentët dhe stafi i Tempullit u pritën nga Skender Agaj, zyrtar për marrëdhënie me jashtë, dhe Rreshteri i Policisë së Kosovës Xhevdet Shaqiri. Gjatë vizitës studentët patën rastin të njihen me  historikun e Akademisë, funksionin dhe rolin e saj në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës, misionin e Akademisë në sferën e Sigurisë Publike në Republikën e Kosovës, edukimin dhe trajnimet të cilat mbahen në Akademi, me theks të veçantë për edukimin dhe trajnimet të cilat lidhen me trafikun rrugor – komunikacionin, në nivel të Kosovës. Vizita ishte mjaft e suksesshme dhe në vazhdën e vizitave studimore – praktike të cilat Tempulli është duke i realizuar me studentët në institucione të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, në kuadër edhe të marrëveshjeve të cilat Tempulli i ka me institucione dhe organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Join event

2022-6-10 2022-6-10 Europe/London Vizitë studimore – praktike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike   Vushtrri, 10.06.2022 Studentët e Tempullit së bashku me stafin akademik dhe administrativ realizuan një vizitë studimore – praktike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Në këtë vizitë studentët dhe stafi i Tempullit u pritën nga Skender Agaj, zyrtar për marrëdhënie me jashtë, dhe Rreshteri i Policisë së Kosovës Xhevdet Shaqiri. Gjatë vizitës […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×