Prishtinë, 11 Mars 2015
Duke u mbështetur në bashkëpunimin disa vjeçar Posta e Kosovës dhe Kolegji Tempulli kanë nënshkruar vazhdimin e Memorandum Bashkëpunimit, i cili synon arritjen e objektivave të përbashkëta në fushëveprimtarinë e dy institucioneve.
Qëllimet kryesore të këtij Memorandumi janë që Posta e Kosovës të ofrojë mundësinë që studentët e Kolegjit Tempulli të kryejnë praktikën profesionale në këtë institucion, mundësin e hapjes së një zyre postare në hapësirat e Kolegjit Tempulli ku përveç shërbimeve postare të ofrohet edhe shërbimi i të gjitha llojeve të pagesave. Kurse, nga ana tjetër Tempulli për nevoja të lehtësimit të shërbimeve postare të ofrojë hapësirë të mjaftueshme dhe gjithashtu organizimin e programeve profesionale dhe akademike me qëllim të zhvillimit të përhershëm profesional të punëtorëve të PK-ës.
Ky Memorandum Bashkëpunimi është nënshkruar nga z. Sejdi Hoxha – Kryeshef ekzekutiv dhe z. Muhamed Krasniqi – Drejtor i Kolegjit Tempulli.