U mbajt Konferenca e nëntë ndërkombëtare “Vlerësimi i Sigurisë Rrugore-Sfidat dhe Mundësitë”

U mbajt Konferenca e nëntë ndërkombëtare “Vlerësimi i Sigurisë Rrugore-Sfidat dhe Mundësitë”

  • Date & Time:
    • Janar 26, 2023

Prishtinë, 25.01.2023

Drejtori i Akademisë Tempulli, profesor Muhamed Krasniqi, në fjalën e tij hyrëse shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për pjesëmarrjen dhe kontributin e institucioneve të fushës nga vendi dhe bota në këtë konferencë. Ai theksoj se kjo përkrahja e kësaj ngjarje edhe nga komuniteti akademik që kanë të bëjnë me trafikun, transportin dhe sigurinë rrugore, e kanë vendosur Kosovën në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme në rajon dhe përtej. Në panelin hyrës të konferencës të pranishmëve ju drejtua edhe Nën Kryetarja e Komunës së Prishtinës znj. Donjeta Sahatçiu, e cila foli për rëndësinë e sigurisë rrugore dhe për zhvillimet aktuale në kësaj fushe në kryeqytet. Ajo u zotua në rritjen e bashkëpunimit dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e qytetarëve në mjediset urbane.

 

Në konferencë prezantuan përfaqësues nga institucionet e ndryshme, si: Universiteti Kombëtar Teknik i Athinës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Shën Klementi i Ohrit nga Manastiri, Akademia Tempulli, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës-MMPHI, Komuna e Prishtinës, Policia e Kosovës, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS), Programi Ndërkombëtar për vlerësim e rrugëve (iRAP), IRU Academy, Federata Ndërkombëtare e rrugëve (IRF) dhe Këshilli Evropian për Siguri në Transport (ECTS).

 

Në konferencë morën pjesë rreth 100 pjesëmarrës me prezencë fizike dhe dhjetëra pjesëmarrës nga distanca (online).

 

Join event

2023-1-26 2023-1-26 Europe/London U mbajt Konferenca e nëntë ndërkombëtare “Vlerësimi i Sigurisë Rrugore-Sfidat dhe Mundësitë” Prishtinë, 25.01.2023 Drejtori i Akademisë Tempulli, profesor Muhamed Krasniqi, në fjalën e tij hyrëse shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për pjesëmarrjen dhe kontributin e institucioneve të fushës nga vendi dhe bota në këtë konferencë. Ai theksoj se kjo përkrahja e kësaj ngjarje edhe nga komuniteti akademik që kanë të bëjnë me trafikun, transportin dhe sigurinë rrugore, […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×