Tempulli zgjeron bashkëpunimin institucional me Bosnjë dhe Hercegovinën

Tempulli zgjeron bashkëpunimin institucional me Bosnjë dhe Hercegovinën

  • Date & Time:
    • Shkurt 14, 2023

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Sarajevës përkatësisht me Fakultetin e trafikut dhe komunikimeve, sot është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin Ndërkombëtar Travnik nga Bosnja dhe Hercegovina.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i përvojës në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit. Kjo marrëveshje i hap rrugë përpjekjeve të përbashkëta në krijimin e programeve të reja të studimit, realizimin e projekteve të ndryshme kërkimore, botimin e teksteve të përbashkëta mësimore, organizimin e konferencave dhe takimeve të tjera shkencore dhe profesionale me tema që do të janë me interes për të dy institucionet.

Pas lehtësimit të procedurave të lëvizjes në mes të dy vendeve tona, të dyja institucionet janë zotuar për vizita të ndërsjella studimore të studenteve dhe të stafit. Ky është bashkëpunimi i dytë për këtë vit, i cili do të sjellë rezultate konkrete në të mirë të studentëve dhe stafit të Akademisë dhe vendit në përgjithësi.

Join event

2023-2-14 2023-2-14 Europe/London Tempulli zgjeron bashkëpunimin institucional me Bosnjë dhe Hercegovinën Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Sarajevës përkatësisht me Fakultetin e trafikut dhe komunikimeve, sot është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin Ndërkombëtar Travnik nga Bosnja dhe Hercegovina. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i përvojës në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit. Kjo marrëveshje i hap rrugë përpjekjeve të përbashkëta […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×