Tempulli nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës

Tempulli nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës

  • Date & Time:
    • Tetor 26 - Dhjetor 26, 2021
Bashkëpunimi i filluar qysh para 20 viteve në mes të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Akademisë Tempulli, tashmë është formalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes kornizë në mes të dyja institucioneve të arsimit të lartë.
Kjo marrëveshje përveç vizitave dhe shkëmbimit të studentëve dhe stafit mësimor/administrativ, parasheh edhe shkëmbimin e materialeve dhe publikimeve shkencore si dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta në kërkim shkencor.
Hulumtimet në fusha profesionale do të zhvillohen bashkërisht dhe të dyja institucionet zotohen të janë bashkëpunuese në secilin aktivitet sipas marrëveshjes. Sipas marrëveshjes çdo publikim shkencor do të mbajë emrat e anëtarëve të ekipit nga të dy institucionet.
Marrëveshja parasheh edhe bashkëpunimin akademik dhe shkencor në aplikimin dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme me interes të përbashkët. “Pas nënshkrimit të marrëveshjes, këto ditë do të takohen përfaqësuesit e të dyja institucioneve për tu dakorduar rreth aktiviteteve konkrete me qëllim të nisjes së implementimit të marrëveshjes” tha profesor Krasniqi.
Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i UPT-së, Prof. Dr. Anrea Maliqari dhe nga Drejtori i Akademisë Tempulli, Prof. Dr. Muhamed Krasniqi.

Join event

2021-10-26 2021-12-26 Europe/London Tempulli nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës Bashkëpunimi i filluar qysh para 20 viteve në mes të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Akademisë Tempulli, tashmë është formalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes kornizë në mes të dyja institucioneve të arsimit të lartë. Kjo marrëveshje përveç vizitave dhe shkëmbimit të studentëve dhe stafit mësimor/administrativ, parasheh edhe shkëmbimin e materialeve dhe publikimeve shkencore si […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×