Tempulli morri pjesë në Samitin e Ekselencës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor

Tempulli morri pjesë në Samitin e Ekselencës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor

  • Date & Time:
    • Shkurt 24, 2023

Në Prishtinë u mbajt Samiti i Ekselencës Hekurudhore ku bashkoi anëtarët e Komunitetit të Transportit, industrisë së transportit dhe akademisë.

Kjo Konferencë ishte ngjarja me e madhe në rajon që kishte për qëllim përmirësimin e integrimit të sistemit hekurudhor të Ballkanit Perëndimor në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian. Ky samit dha kontribut në një zhvillim më të sigurt, më efikas, ndërveprues, të dixhitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të Samitit u zhvilluan diskutime me përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, Komunitetit të transportit, kompanive hekurudhore, institucioneve profesionale edukative, të cilët shprehën qëndrimin e tyre si dhe propozimet e mundshme për përmirësimin e situatës.

Akademinë Tempulli e përfaqësoi profesor Muhamed Krasniqi, drejtor i Akademisë, i cili foli lidhur me kontributin që ofron ky institucion prej vitesh në rritjen e kapaciteteve intelektuale për operatorët e transportit hekurudhor në vend dhe jo vetëm.

Ndër tjerash profesor Krasniqi theksoj se ndihet falënderues për ftesën në një takim rajonal të këtij niveli sepse kjo tregon vlerësimin e përkushtimit të vazhdueshëm dhe profesionalizimit në.

Profesor Krasniqi ishte pjesëmarrës në panelin e diskutimit “Si mund të arrijmë përsosmërinë hekurudhore në Ballkanin Perëndimor” ku përmes diskutimeve të hapura u analizuan dhe kërkuan mënyrat dhe format më të mira, se si të futet në përdorim transporti hekurudhor në vend dhe në rajon. Vitin tjetër vendi ynë shënon 150 vjetorin e fillimit të përdorimit të transportit hekurudhor. Sot ky  transport është zgjidhja e vetme përball kërkesave në rritje që qytetarëve dhe mallrave për lëvizje të sigurt, të shpejtë dhe të lirë.

Ndër të tjera profesor Krasniqi diskutoi se krahas investimeve në infrastrukturën e rrjetit hekurudhor në vendin tonë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, është nevojë e menjëhershme që të investohet edhe në përgatitjen dhe aftësimin e punëtorëve për punë në të gjitha sektorët e transportit hekurudhor.

Në emër të Tempullit shprehu gatishmërinë për të kontribuar drejt përsosmërinë hekurudhore, sepse Tempulli që nga viti akademik 2009/2010 është institucioni i vetëm në vend që ofron programe profesionale dhe studimore për hekurudha.

Në fund kërkoi që ngritja e Qendrës të specializuar të Ekselencës hekurudhore të Ballkanit Perëndimor të ndërtohet në Kosovë si kryqëzimi kryesor i tërë rajonit.

 

 

 

Join event

2023-2-24 2023-2-24 Europe/London Tempulli morri pjesë në Samitin e Ekselencës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor Në Prishtinë u mbajt Samiti i Ekselencës Hekurudhore ku bashkoi anëtarët e Komunitetit të Transportit, industrisë së transportit dhe akademisë. Kjo Konferencë ishte ngjarja me e madhe në rajon që kishte për qëllim përmirësimin e integrimit të sistemit hekurudhor të Ballkanit Perëndimor në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian. Ky samit dha kontribut në një zhvillim […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×