Tiranë-Shqipëri, 2 mars 2020
Sot është një ditë e shënuar për Kolegjin Tempulli por edhe për shkencat teknike në Kosovë. Dekani i Kolegjit Tempulli, Profesor Visar Baxhuku sot me sukses ka përfunduar Ciklin e tretë të studimeve të doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Komisioni profesional e vlerësojë lart hulumtimin e Profesor Visarit i cili padyshim se është një kontribut direkt për shkencën. Profesor Visari është një thesar shkencor i Inxhinierisë të Trafikut dhe Transportit. Profesor Visari është një ndër njohësit më të mirë në vend sa i përket industrisë të sigurimeve të automjeteve dhe sigurisë rrugore.
I gjithë personeli mësimor dhe administrativ së bashku me studentët dhe kursantët tjerë në Kolegjin Tempulli i gëzohen suksesit të Dr. Sc. Visar Baxhuku.