Tempulli dhe MFSK nënshkruajnë marrëveshje të re të bashkëpunimit afatgjatë

Tempulli dhe MFSK nënshkruajnë marrëveshje të re të bashkëpunimit afatgjatë

  • Date & Time:
    • Shkurt 28, 2023

Tempulli në vazhdimësi ka mbështetur ngritjen e përhershme profesionale të pjesëtarëve të Ministrisë Forcës së Sigurisë së Kosovës MFSK, duke filluar qysh para dy dekadave kur vepronin Trupat e Mbrojtjes së Kosovës TMK. Ndihma dhe lehtësirat për gjatë viteve ishin reciproke sepse edhe Tempulli zhvillonte disa aktivitete me përkrahjen e MFSK-së. Kjo marrëveshje parasheh ofrimin e shërbimeve edukative, trajnimeve profesionale për të ardhmen për të gjitha strukturat ushtarake dhe civile në kuadër të MFSK, duke përfshirë edhe familjarët e tyre të afërt. Në emër të Tempullit marrëveshjen e bashkëpunimit e nënshkroi Drejtori Dr. Sc. Muhamed Krasniqi, ndërsa në emër të MFSK marrëveshjen e nënshkroi Ministri i MFSK z. Armend Mehaj.
Profesor Krasniqi i shprehu Ministrit Mehaj tërë gatishmërinë individuale dhe institucionale për të mbështetur dhe ndihmuar personelin ushtarak dhe civil në kuptimin e zhvillimit të tyre profesional në Nivelin Bachelor dhe Master në fushën e trafikut, transportit, sigurisë rrugore, logjistikës, vlerësimit të dëmeve nga aksidentet si dhe trajnimet e ndryshme profesionale në shkollimin e instruktorëve të shoferëve, ECO ngasje, makineri të rënda ushtarake etj.

Join event

2023-2-28 2023-2-28 Europe/London Tempulli dhe MFSK nënshkruajnë marrëveshje të re të bashkëpunimit afatgjatë Tempulli në vazhdimësi ka mbështetur ngritjen e përhershme profesionale të pjesëtarëve të Ministrisë Forcës së Sigurisë së Kosovës MFSK, duke filluar qysh para dy dekadave kur vepronin Trupat e Mbrojtjes së Kosovës TMK. Ndihma dhe lehtësirat për gjatë viteve ishin reciproke sepse edhe Tempulli zhvillonte disa aktivitete me përkrahjen e MFSK-së. Kjo marrëveshje parasheh ofrimin […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×