Për herë të tretë në Kosovë shënohet dita Europiane pa viktima në rrugë

Për herë të tretë në Kosovë shënohet dita Europiane pa viktima në rrugë

  • Date & Time:
    • Shtator 26, 2019

Prishtinë, 26 Shtator 2019

Dita Europiane pa viktima në rrugë është lansuar për herë të parë në vitin 2016 nga TISPOL-Rrjeti Europian i Policisë Rrugore dhe që nga atëherë përkrahet nga Komisioni Europian. Qëllim kryesor i kësaj iniciative është që asnjë person nuk duhet të vdes në rrugët e Europës gjate kësaj dite.

Këtë vit për herë të tretë edhe vendi ynë u bë pjesë e shumicës së vendeve Europiane për shënimin e Ditës Europiane pa viktima në rrugë. Kolegji Tempulli dhe AMRKS organizuan një tryezë diskutimi me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Policia e Kosovës, Brigada e zjarrfikësve, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë dhe ekspertë të trafikut.

Profesori Muhamed Krasniqi nga Kolegji Tempulli tha se shifra e aksidenteve në rrugë nuk mund të bëhet zero, por numri i aksidenteve mund të zvogëlohet ndjeshëm.

Fejzullah Mustafa nga Këshilli për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit tha se po punojnë për një infrastrukturë të mirë me aksidente më pak.

 

Join event

2019-9-26 2019-9-26 Europe/London Për herë të tretë në Kosovë shënohet dita Europiane pa viktima në rrugë Prishtinë, 26 Shtator 2019 Dita Europiane pa viktima në rrugë është lansuar për herë të parë në vitin 2016 nga TISPOL-Rrjeti Europian i Policisë Rrugore dhe që nga atëherë përkrahet nga Komisioni Europian. Qëllim kryesor i kësaj iniciative është që asnjë person nuk duhet të vdes në rrugët e Europës gjate kësaj dite. Këtë vit […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×