Ndërron jetë Njazi Kusari

Ndërron jetë Njazi Kusari

  • Date & Time:
    • Maj 27, 2022

Mbi 50 vite punë profesionale në fushën e patentë shoferit në Slloveni dhe në Kosovë.   Ai në vitet e 70 dhe 80 ishte në krye të këtyre detyrave në Slloveni ndërsa pas luftës shërbeu me plot profesionalizëm dhe vullnet pothuajse në të gjitha në punët dhe detyrat që ju besuan në fushën Patentë shoferit.

Vdekja e Profesorit Njazi  është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë por edhe për neve kolegët e profesionit dhe të punës nga Tempulli, që rrugëtuam së bashkë për vite me radhë. Roli dhe kontributi i profesorit Njazi në edukimin e shoferëve fillestar dhe në edukimin dhe aftësimin e instruktorëve është i pamohueshëm. Secili prej nesh që patëm fatin të punojmë me profesorin Njazi, mësuam shumë nga përvoja e tij. Ai zotëronte njohuri të jashtëzakonshme të fushës, të cilat i praktikonte me mjeshtri të rrallë në aftësim te secili, qoftë te kandidat fillestar për ngasje, instruktor apo edhe vlerësues në provimet për patentë shofer. Me rastin e vdekjes së tij ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve të Tempullit  dhe tërë komunitetit të instruktorëve në Kosovë.

Të gjithë ne, do të kujtojmë përherë me respekt dhe me plot mirënjohje angazhimin, kontributin dhe humanizmin e profesorit Njazi Kusari.

Prehu në paqe dhe qetësi Baca Njazi

Prof. dr. Muhamed A. Krasniqi, drejtor

Join event

2022-5-27 2022-5-27 Europe/London Ndërron jetë Njazi Kusari Mbi 50 vite punë profesionale në fushën e patentë shoferit në Slloveni dhe në Kosovë.   Ai në vitet e 70 dhe 80 ishte në krye të këtyre detyrave në Slloveni ndërsa pas luftës shërbeu me plot profesionalizëm dhe vullnet pothuajse në të gjitha në punët dhe detyrat që ju besuan në fushën Patentë shoferit. Vdekja e Profesorit […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×