Ministria e Infrastrukturës dhe IRU Academy të përkushtuara në programet për trajnime të shoferëve profesionist

Ministria e Infrastrukturës dhe IRU Academy të përkushtuara në programet për trajnime të shoferëve profesionist

  • Date & Time:
    • Janar 21, 2015

Prishtinë, 21 Janar 2015

Ministria e Infrastrukturës ishte nikoqire e një takimi pune në mes të IRU Academy (Akademia e Unionit Ndërkombëtar për Transportin Rrugor), Kolegjit Tempulli dhe Odës Ekonomike të Kosovës, me synim që të arrihet një harmonizim i programeve për trajnime profesionale nga dy qendrat trajnuese të akredituara në Kosovë e që janë Oda Ekonomike dhe Kolegji Tempulli që përmes bashkëpunimit të tejkalohen problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto qendra në këtë proces në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.

Në takim, Ministria e Infrastrukturës u përfaqësua nga shefi i kabinetit të ministrit z. Adem Krasniqi, drejtori i departamentit të transportit z. Xhemë Veseli me ekipin e ekspertëve dhe IRU Academy e cila u përfaqësua nga udhëheqësi i Akademisë z. Patrick Philipp dhe përgjegjësi për programet e trajnimeve z. Blagoja Jovanovski. Ndërkaq qendrat e akredituara nga IRU Academy, Oda Ekonomike u përfaqësua nga z. Besim Mustafa dhe z. Mehdi Kika, kurse nga Tempulli ishte z. Muhamed Krasniqi – drejtor, me ekipin e ekspertëve.

Në këtë takim palët u dakorduan për procesin e harmonizimit të orarit dhe specifikave tjera të programeve trajnuese dhe për hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren në anën legjislative që këto programe të jenë në harmoni me standardet evropiane.

Pas takimit dhe dakordimeve formale në nivel të lartë, takimi vazhdoi edhe në nivelin e ekspertëve ku u diskutuan dhe harmonizuan të gjitha pikat teknike në programet trajnuese, dhe secila palë mori obligim për zbatimin e kësaj marrëveshje, kurse ministria si organizëm shtetëror do të sigurojë që zbatimi i kësaj marrëveshje të bëhet nga të dyja qendrat trajnuese.

Join event

2015-1-21 2015-1-21 Europe/London Ministria e Infrastrukturës dhe IRU Academy të përkushtuara në programet për trajnime të shoferëve profesionist Prishtinë, 21 Janar 2015 Ministria e Infrastrukturës ishte nikoqire e një takimi pune në mes të IRU Academy (Akademia e Unionit Ndërkombëtar për Transportin Rrugor), Kolegjit Tempulli dhe Odës Ekonomike të Kosovës, me synim që të arrihet një harmonizim i programeve për trajnime profesionale nga dy qendrat trajnuese të akredituara në Kosovë e që janë […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×