Lansohet projekti ne shkalle vendi siguria ne rruge

Lansohet projekti ne shkalle vendi siguria ne rruge

  • Date & Time:
    • Maj 14, 2013

Prishtinë 14 Maj 2013

Forumi për Siguri në Rrugë (FSRr), me rastin e lansimit të projektit kombëtar “Siguria në rrugë” në ora 10:00 mbajti një konferencë për shtyp në objektin e ShLP Tempulli.

Forumi për Siguri në Rrugë është një forum gjithëpërfshirës në nivel vendi i përbërë nga përfaqësues të insitucioneve vendore dhe ndërkombëtare të përbërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, ICITAP , Këshilli i Nxënësve të Kosovës, Këshilli i Prindërve të Kosovës, Këshilli i Mësimdhënësve të Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, OSBE, Komuna e Prishtinës, Federata e auto shkollave të Kosovës,   Studio e dizajnit RROTA, ku organizator të aktiviteteve janë Shkolla e lartë profesionale Tempulli dhe Asociacioni kosovar i motorizimit (AMRKS).

Të pranishëm ishin të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të lartëpërmendura dhe nikoqir i takimit ishte Tempulli.

Takimin e hapi z. Muhamed Krasniqi, drejtor i ShLP Tempulli , i cili edhe ishte ideatori i këtij projekti, ku prezentoi projektin në tërësi duke shprehur mirënjohje për kontributin e përfaqësuesve institucional me theks të veçantë në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Policinë e Kosovës.

Projekti do të zgjasë gjatë gjithë vitit dhe do të zhvillohet në tri faza. Qëllimi i projektit sipas z. Krasniqi është rritja e sigurisë së fëmijëve në komunikacion, nxitja e kreativitetit të nxënësve për kulturën e komunikacionit rrugor duke ju ofruar programe shtesë në proceset arsimore si  parandalimi i aksidenteve në rrugë dhe rritja e sigurisë në komunikacion.

Në emër të MASHT-it foli znj. Fatime Jasiqi e cila njoftoi të pranishmit për shkollat e përfshira në projekt nga i gjithë vendi dhe aktivitete që përshijnë shkollat ku potencoi që është një ndër aktivitetet e vetme ku përfshihen të gjitha shkollat dhe të gjitha komunitetet etnike.

Drejtori në Departamentin per Sigurine Publike-MPB,  z.Driton Gashi poashtu shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen që MPB-ja, do ti japë këtij projekti dhe përgëzoi ideatorin për organizimin e këtij projekti me vlerë të madhe.

 

Projekti dhe aktivitetet e planifikuara u përkrahën pa rezerva edhe nga z.Fisnik Cakaj, përfaqësuest nga Ministria e Infrastrukturës , si dhe z. Enver Dugolli në cilësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ofroi po ashtu mbështetje logjistike për aktivitetet e projektit. Aspektet teknike të programit i shpalosi z. Kolë Paloka, ekspert shumëvjeçar në fushën e komunikacionit.

Aktivitetet në kuadër të projektit pritet të fillojnë gjatë këtij muaji në shkollat e planifikuara nga MASHT-i.

 

Join event

2013-5-14 2013-5-14 Europe/London Lansohet projekti ne shkalle vendi siguria ne rruge Prishtinë 14 Maj 2013 Forumi për Siguri në Rrugë (FSRr), me rastin e lansimit të projektit kombëtar “Siguria në rrugë” në ora 10:00 mbajti një konferencë për shtyp në objektin e ShLP Tempulli. Forumi për Siguri në Rrugë është një forum gjithëpërfshirës në nivel vendi i përbërë nga përfaqësues të insitucioneve vendore dhe ndërkombëtare të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×