Prishtinë, 12 Maj 2020
Këshilli Akademik në vazhdimësi dhe me kujdes të veçantë po i ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e veta në funksion të realizimit sa më cilësor të procesit mësimor dhe atij menaxherial.
Takimi i sotëm i udhëhequr nga Dekani, kishte për qëllim menaxhimin e punës gjatë situatës me COVID-19, përgatitjen për procesin e akreditimit si dhe planifikimin e aktiviteteve në vazhdim në interes të mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe kërkimit.
Me qëllim të përmbushjes të rekomandimeve të ekspertëve, Kolegji Tempulli kujdesshëm ka bërë ndryshime rrënjësore pothuajse në të gjitha standardet (11 sosh) të nevojshme për akreditim. Dekani njoftojë të pranishmit se në frymën e harmonizimit në tërësi të veprimeve brenda për brenda Tempullit këto ditë do të mbahen disa takime (online) të përbashkëta dhe të veçanta.
Në takim ishin prezentë 10 anëtarë të Këshillit akademik të cilët në frymë bashkëpunuese zhvilluan procesin e verifikimit të plotësimit të kritereve procedurale (kriteret për të qenë pjesë e Këshillit Akademik) dhe atë të miratimit të rendit të ditës.
Me këtë rast, Këshilli Akademik arritën në përfundime konstruktive për përshtatjen e procesit mësimor me rrethanat e krijuara duke u zotuar në gjetjen e metodave sa më efikase për vazhdimin e procesit mësimor nga distanca.