Siguria në rrugë si sfidë globale-konteksti vendor dhe ndërkombëtar

Siguria në rrugë si sfidë globale-konteksti vendor dhe ndërkombëtar

  • Date & Time:
    • Shkurt 6, 2014

Eksperti austriak z. Guenter Breyer prezanton draftin e Strategjisë kombëtare për sigurinë në rrugë.

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Forumin e Kosovës për Siguri në Rrugë (FKSRR) në kuadër të Asociacionit Kosovar të Motorizimit-AMRKS, organizojë Tryezën e rrumbullakët “Siguria në rrugë si sfidë globale, konteksti vendor dhe ndërkombëtar”.

Kjo Tryezë sërish arriti të tubojë ekspert vendor dhe ndërkombëtar, për të diskutuar lidhur me sfidat e sigurisë në rrugë si dhe strategjinë kombëtare për sigurinë në rrugë.

Tryezën e hapi z. Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli, me ç’rast bëri një prezantim të shkurtër rreth qëllimit dhe rëndësisë së organizimit të kësaj tryeze. Rëndësi të veçantë kësaj tryeze, i dha prezenca e dr. Guenter Breyer, ekspert nga Austria për sigurinë rrugore dhe hartues i strategjisë kombëtare për sigurinë rrugore në kuadër të Ministrinë se Infrastrukturës.

Prof. Dr. Shkelqim Zeqo, prezantojë një temë mjaftë interesante lidhur me sigurinë teknike të autostradës së kombit duke ofruar edhe të dhëna lidhur me projektimin dhe kushtet e tashme që ofron autostrada.

Nga Institucionet tjera morën pjesë edhe përfaqësues nga: MASHT, MFSK, MPB, ICITAP, PK-ja, Kompanitë e Sigurimit, Këshilli Kombëtar për Sigurinë Rrugore nga Shqipëria, Komuna e Prishtinës, Federata e Auto Shkollave të Kosovës, etj.

Join event

2014-2-6 2014-2-6 Europe/London Siguria në rrugë si sfidë globale-konteksti vendor dhe ndërkombëtar Eksperti austriak z. Guenter Breyer prezanton draftin e Strategjisë kombëtare për sigurinë në rrugë. Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Forumin e Kosovës për Siguri në Rrugë (FKSRR) në kuadër të Asociacionit Kosovar të Motorizimit-AMRKS, organizojë Tryezën e rrumbullakët “Siguria në rrugë si sfidë globale, konteksti vendor dhe ndërkombëtar”. Kjo Tryezë […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×