Hapet thirrja zyrtare për konferencën e 7-të shkencore “Sfidat E Mobilitetit Në Transport Dhe Siguria Publike”

Hapet thirrja zyrtare për konferencën e 7-të shkencore “Sfidat E Mobilitetit Në Transport Dhe Siguria Publike”

  • Date & Time:
    • Nëntor 20, 2019

Prishtinë, 20 Nëntor 2019

Kjo konferencë për dallim nga konferencat e viteve të kaluara, kësaj radhe ka karakter shkencor dhe synon të krijojë një platformë të re për ngritjen e çështjeve që lidhen me sigurinë publike, trafikun, transportin, sigurinë rrugore, logjistikën, mobilitetin, ambientin dhe energjinë alternative. Thirrja  është e hapur për të gjithë studiuesit, akademikët, hulumtuesit, mësimdhënësit, ekspertët dhe studentët e të gjitha shkencave teknike.

Konferenca organizohet nga Kolegji Tempulli, në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa mbështetet nga Akademia e Sigurisë e Shqipërisë, Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS.

Hulumtimet në konferencë do të trajtojnë 10 fushat e mëposhtme:

  • Lëvizshmëria Urbane
  • Siguria në rrugë
  • Siguria publike
  • Transporti publik
  • Logjistika dhe transporti
  • Infrastruktura dhe sistemet inteligjente të transportit
  • Automjetet rrugore dhe sistemet e sigurimeve
  • Ndikimi i transportit në mjedis
  • Energjia e rinovueshme
  • Ndikimi social i aksidenteve në trafik

Klikoni në këtë link për të paraqitur abstraktin e punimit tënd ose për të marrë pjesë në konferencë. Regjistrohu

Join event

2019-11-20 2019-11-20 Europe/London Hapet thirrja zyrtare për konferencën e 7-të shkencore “Sfidat E Mobilitetit Në Transport Dhe Siguria Publike” Prishtinë, 20 Nëntor 2019 Kjo konferencë për dallim nga konferencat e viteve të kaluara, kësaj radhe ka karakter shkencor dhe synon të krijojë një platformë të re për ngritjen e çështjeve që lidhen me sigurinë publike, trafikun, transportin, sigurinë rrugore, logjistikën, mobilitetin, ambientin dhe energjinë alternative. Thirrja  është e hapur për të gjithë studiuesit, akademikët, […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×