Edicioni i katërt i Revistës shkollore “Siguria në rrugë”-Pjesa toerike

Edicioni i katërt i Revistës shkollore “Siguria në rrugë”-Pjesa toerike

  • Date & Time:
    • Mars 29, 2016

Prishtinë, 29 Mars 2016

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë këtë vit organizojnë edicionin e katërt të Revistës shkollore “Siguria në rrugë”, aktivitet ky tashmë tradicional në shkallë vendi, me nxënës përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga komunat e ndryshme të Republikës së Kosovës, përzgjedhjen e të cilave e bënë MASHT-i.

Pjesëmarrëse në këtë edicion janë gjithsejtë 20 SHFMU nga 6 Komuna të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Vushtrri, Suharekë dhe Mitrovicë), kurse me qëllim të mbarëvajtjes së aktiviteteve nxënësit janë ndarë në dy grupe:

Grupi i parë – klasat 3, 4 dhe 5,

Grupi i dytë – klasat 6, 7, dhe 8.

Në kuadër të pjesës teorike, me datë 29 Mars deri më 1 Prill 2016, grupet punuese vizituan shkollat e përzgjedhura. Për dallim nga edicionet e kaluara ku nxënësit kanë plotësuar testet me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre për rregullat dhe shenjat e trafikut, këtë vit është vepruar ndryshe. Nxënësve u janë shpërndarë pyetësor dhe duke u bazuar në rezultatet që merren nga pyetësori do të publikohet hulumtimi që ka për qëllim identifikimin e faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve gjatë rrugëtimit nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Edicioni i katërt i Rivistës shkollore “Siguria në rrugë” përkrahet nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit–AMRKS, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Join event

2016-3-29 2016-3-29 Europe/London Edicioni i katërt i Revistës shkollore “Siguria në rrugë”-Pjesa toerike Prishtinë, 29 Mars 2016 Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë këtë vit organizojnë edicionin e katërt të Revistës shkollore “Siguria në rrugë”, aktivitet ky tashmë tradicional në shkallë vendi, me nxënës përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga komunat e ndryshme të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×