Tempulli dhe Agjencia Kosovare e Standardizimit arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

Tempulli dhe Agjencia Kosovare e Standardizimit arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

  • Date & Time:
    • Shkurt 7, 2020

Prishtinë, 7 shkurt 2020

Kolegji Tempulli dhe Agjencia Kosovare e Standardizimit sot arritën marrëveshje bashkëpunimi. Kësaj marrëveshje bashkëpunimi i paraprinë bashkëpunimet e kamotshme dhe kontributi i Kolegjit Tempulli në kuadër të Komitetit Teknik për Transport dhe Shërbime Postare.

Përmes kësaj marrëveshje të dyja institucionet zotohen për thellimin e bashkëpunimit institucional në mes AKS dhe Kolegjit Tempulli, për realizimin e objektivave në pajtim me kompetencat për mandatin ligjor. Në mesin e bashkëpunimeve tjera kjo marrëveshje parasheh realizimin e praktikës profesionale të studentëve të Kolegjit Tempulli në AKS si dhe sigurimin e pjesëmarrjes së zyrtarëve përgjegjës të AKS me rastin e vlerësimit të praktikës profesionale të studentëve.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Standardizim në Ministrinë e Tregtisë MSc. Ing. Hafiz Gara dhe nga Kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit Tempulli, Dr. Sc. Muhamed Krasniqi. Në takim mori pjesë edhe Drejtori i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim Msc. Ing. Bujar Istogu.

Join event

2020-2-7 2020-2-7 Europe/London Tempulli dhe Agjencia Kosovare e Standardizimit arrijnë marrëveshje bashkëpunimi Prishtinë, 7 shkurt 2020 Kolegji Tempulli dhe Agjencia Kosovare e Standardizimit sot arritën marrëveshje bashkëpunimi. Kësaj marrëveshje bashkëpunimi i paraprinë bashkëpunimet e kamotshme dhe kontributi i Kolegjit Tempulli në kuadër të Komitetit Teknik për Transport dhe Shërbime Postare. Përmes kësaj marrëveshje të dyja institucionet zotohen për thellimin e bashkëpunimit institucional në mes AKS dhe Kolegjit Tempulli, për […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×