Durrës, 20 Maj 2022
Kjo ishte vizita e dytë studimore e realizuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” UAMD në Durrës. Studentët, kursantët dhe profesorët e Tempullit u takua me Profesorin Osman Metalla, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, profesor Vladimir Kasemi, pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës si dhe Kapitenin Shpëtim Pupa, lektor në Departamentin e Shkencave dhe Detarisë. Studentët u njoftuam me disa nga laboratorët e Navigacionit dhe pajisjet që shërbenin për komunikimin mes anijeve, dhe po ashtu u njoftuan edhe me historikun, fushat e studimit si dhe arritjet dhe sukseset e studentëve të këtij universiteti. Profesor Muhamed Krasniqi, Drejtor i Tempullit në fund të vizitës i falënderoj nikoqirët dhe i ftojë ata për vizitë kthyese në Prishtinë