Humaniteti me vepra konkrete. Parlamenti Studentor i Tempullit edhe sivjet sikurse viteve tjera ka siguruar pako ushqimore dhe artikuj tjerë higjenikë për familjet në nevojë. Aksionit të studentëve të studimeve Bachelor dhe Master ju bashkuan edhe qytetarë tjerë. Një falenderim i dedikohet Pranverës, Albertit dhe Yllzonit, të cilët për disa ditë u angazhuan në këtë aksion dhe sot në prag të Ditës së Bajramit do të shpërndajnë ndihmat për disa familje skamnore në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Ferizaj.