Prishtinë, 02 Mars 2015
Me qëllim të arritjes së objektivave të programit studimor përveç studimeve nga pjesa teorike në të gjitha programet e studimit ka filluar mbajtja e praktikës profesionale. Përveç praktikës disa ditore gjatë studimeve në semestrin e fundit në nivelin Bachelor të gjithë studentët fillojnë vijimin e praktikës profesionale nga fillimi i muajit Mars deri në fund të muajit Maj 2015.
Varësisht nga programet e studimeve studentëve ju mundësohet zhvillimi i praktikës në institucionet partnere të Kolegjit Tempulli, siç janë: Policia e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Posta e Kosovës, Qendrat e kontrollimit teknik, inspektoratet e komunikacionit në komuna të ndryshme, kompanitë që merren me ndërtimin e rrugëve, etj.
Në përfundim të praktikës secili nga studentët dorëzon projektin e pavarur si punë e bazuar në hulumtimin disamujor me rastin e zhvillimit të praktikës.