Praktika profesionale tashmë traditë 14 vjeçare e Kolegjit Tempulli

Praktika profesionale tashmë traditë 14 vjeçare e Kolegjit Tempulli

  • Date & Time:
    • Mars 2, 2015

Prishtinë, 02 Mars 2015

Me qëllim të arritjes së objektivave të programit studimor përveç studimeve nga pjesa teorike në të gjitha programet e studimit ka filluar mbajtja e praktikës profesionale. Përveç praktikës disa ditore gjatë studimeve në semestrin e fundit në nivelin Bachelor të gjithë studentët fillojnë vijimin e praktikës profesionale nga fillimi i muajit Mars deri në fund të muajit Maj 2015.

Varësisht nga programet e studimeve studentëve ju mundësohet zhvillimi i praktikës në institucionet partnere të Kolegjit Tempulli, siç janë: Policia e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Posta e Kosovës, Qendrat e kontrollimit teknik, inspektoratet e komunikacionit në komuna të ndryshme, kompanitë që merren me ndërtimin e rrugëve, etj.

Në përfundim të praktikës secili nga studentët dorëzon projektin e pavarur si punë e bazuar në hulumtimin disamujor me rastin e zhvillimit të praktikës.

Join event

2015-3-2 2015-3-2 Europe/London Praktika profesionale tashmë traditë 14 vjeçare e Kolegjit Tempulli Prishtinë, 02 Mars 2015 Me qëllim të arritjes së objektivave të programit studimor përveç studimeve nga pjesa teorike në të gjitha programet e studimit ka filluar mbajtja e praktikës profesionale. Përveç praktikës disa ditore gjatë studimeve në semestrin e fundit në nivelin Bachelor të gjithë studentët fillojnë vijimin e praktikës profesionale nga fillimi i muajit […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×