Prishtinë, 29 Mars 2016
Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë këtë vit organizojnë edicionin e katërt të Revistës shkollore “Siguria në rrugë”, aktivitet ky tashmë tradicional në shkallë vendi, me nxënës përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga komunat e ndryshme të Republikës së Kosovës, përzgjedhjen e të cilave e bënë MASHT-i.
Pjesëmarrëse në këtë edicion janë gjithsejtë 20 SHFMU nga 6 Komuna të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Vushtrri, Suharekë dhe Mitrovicë), kurse me qëllim të mbarëvajtjes së aktiviteteve nxënësit janë ndarë në dy grupe:
Grupi i parë – klasat 3, 4 dhe 5,
Grupi i dytë – klasat 6, 7, dhe 8.
Në kuadër të pjesës teorike, me datë 29 Mars deri më 1 Prill 2016, grupet punuese vizituan shkollat e përzgjedhura. Për dallim nga edicionet e kaluara ku nxënësit kanë plotësuar testet me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre për rregullat dhe shenjat e trafikut, këtë vit është vepruar ndryshe. Nxënësve u janë shpërndarë pyetësor dhe duke u bazuar në rezultatet që merren nga pyetësori do të publikohet hulumtimi që ka për qëllim identifikimin e faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve gjatë rrugëtimit nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
Edicioni i katërt i Rivistës shkollore “Siguria në rrugë” përkrahet nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit–AMRKS, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.