Prishtinë, 13 Korrik, 2021
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Akademisë Tempulli është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, e cila do ti hap rrugë nxitjes të mëtutjeshme të shkëmbimeve të shumanshme në funksion të zhvillimit të ndër-institucional.
Përmes kësaj marrëveshje Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të ofrojë shërbim të referencave për studentët dhe stafin akademik të Tempullit, duke përfshirë këtu informacionin për koleksionet (qasje në mbi 700 mijë tituj), katalogun elektronik dhe manual, mënyrat e hulumtimit, mënyrat e huazimit, si dhe orientimin e përdoruesve te personeli përkatës i Bibliotekës.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Drejtori i Akademisë Tempulli, profesor Krasniqi përveç falënderimit për arritjen e këtij bashkëpunimi, për të pranishmit solli në kujtesë edhe rrëfimin e tij të vitit 1996 kur kishin sjellë në Bibliotekë disa ekzemplarë të numrit të parë të revistës për trafik, transport dhe aktualitet “Auto Tempulli”.
Marrëveshja është nënshkruar nda dy drejtorët e dy institucioneve, Mr. Fazli Gajraku në cilësinë e Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Dr. Sc. Muhamed Krasniqi, në cilësinë e Drejtorit të Akademisë Tempulli.