Mundësi të reja për nxitjen e shkëmbimeve dhe promovimin e punës shkencore të studentëve dhe stafit akademik të Tempullit

Mundësi të reja për nxitjen e shkëmbimeve dhe promovimin e punës shkencore të studentëve dhe stafit akademik të Tempullit

  • Date & Time:
    • Korrik 13, 2021

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, 13 Korrik, 2021

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Akademisë Tempulli është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, e cila do ti hap rrugë nxitjes të mëtutjeshme të shkëmbimeve të shumanshme në funksion të zhvillimit të ndër-institucional.

 

Përmes kësaj marrëveshje Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të ofrojë shërbim të referencave për studentët dhe stafin akademik të Tempullit, duke përfshirë këtu  informacionin për koleksionet (qasje në mbi 700 mijë tituj), katalogun elektronik dhe manual, mënyrat e hulumtimit, mënyrat e huazimit, si dhe orientimin e përdoruesve te personeli përkatës i Bibliotekës.

 

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Drejtori i Akademisë Tempulli, profesor Krasniqi përveç falënderimit për arritjen e këtij bashkëpunimi, për të pranishmit solli në kujtesë edhe rrëfimin e tij të vitit 1996 kur kishin sjellë në Bibliotekë disa ekzemplarë të numrit të parë të revistës për trafik, transport dhe aktualitet “Auto Tempulli”.

 

Marrëveshja është nënshkruar nda dy drejtorët e dy institucioneve, Mr. Fazli Gajraku në cilësinë e Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Dr. Sc. Muhamed Krasniqi,  në cilësinë e Drejtorit të Akademisë Tempulli.

Join event

2021-7-13 2021-7-13 Europe/London Mundësi të reja për nxitjen e shkëmbimeve dhe promovimin e punës shkencore të studentëve dhe stafit akademik të Tempullit             Prishtinë, 13 Korrik, 2021 Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Akademisë Tempulli është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, e cila do ti hap rrugë nxitjes të mëtutjeshme të shkëmbimeve të shumanshme në funksion të zhvillimit të ndër-institucional.   Përmes kësaj […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×