Kolegji Tempulli shënon Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Teknologjisë në Estoni

Kolegji Tempulli shënon Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Teknologjisë në Estoni

  • Date & Time:
    • Gusht 16, 2018

Tallinn/Prishtinë, 16 Gusht 2018

Me qëllim të ofrimit të mundësive të reja për studentë dhe për stafin akademik, menaxhmenti i Kolegjit “Tempulli” në pranverën e këtij viti ka filluar procedurat dhe takimet për arritjen e një marrëveshje të bashkëpunimit me Universitetin e Talinit në Estoni, konkretisht me Departamentin e Inxhinierisë Mekanike dhe Industriale.

Zgjerimi i bashkëpunimit profesional në mes të institucioneve të arsimit të lartë nga mbarë bota, padyshim se është faktori më i rëndësishëm në avancimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të studentëve por edhe të stafit akademik, deklarojë Dr. Muhamed Krasniqi, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje për mobilitet të ndërsjellë të stafit akademik dhe studentëve.

I themeluar në vitin 1918, Universiteti i Teknologjisë të Talinit është universiteti i vetëm teknik duke u ranguar institucioni i  tretë më i madh publik në Estoni.

Një bashkëpunim i tillë është i rëndësishëm për dy institucionet, kjo pasi përveç tjerash inkurajon zgjerimin dhe pasurimin e gamës së programeve dhe shërbimeve që ofrojnë dhe njëkohësisht mundëson shkëmbimin e ekspertizës dhe përvojës në metodat të  avancuara të mësimdhënies dhe mësim nxënies

Join event

2018-8-16 2018-8-16 Europe/London Kolegji Tempulli shënon Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Teknologjisë në Estoni Tallinn/Prishtinë, 16 Gusht 2018 Me qëllim të ofrimit të mundësive të reja për studentë dhe për stafin akademik, menaxhmenti i Kolegjit “Tempulli” në pranverën e këtij viti ka filluar procedurat dhe takimet për arritjen e një marrëveshje të bashkëpunimit me Universitetin e Talinit në Estoni, konkretisht me Departamentin e Inxhinierisë Mekanike dhe Industriale. Zgjerimi i […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×