Tallinn/Prishtinë, 16 Gusht 2018
Me qëllim të ofrimit të mundësive të reja për studentë dhe për stafin akademik, menaxhmenti i Kolegjit “Tempulli” në pranverën e këtij viti ka filluar procedurat dhe takimet për arritjen e një marrëveshje të bashkëpunimit me Universitetin e Talinit në Estoni, konkretisht me Departamentin e Inxhinierisë Mekanike dhe Industriale.
Zgjerimi i bashkëpunimit profesional në mes të institucioneve të arsimit të lartë nga mbarë bota, padyshim se është faktori më i rëndësishëm në avancimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të studentëve por edhe të stafit akademik, deklarojë Dr. Muhamed Krasniqi, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje për mobilitet të ndërsjellë të stafit akademik dhe studentëve.
I themeluar në vitin 1918, Universiteti i Teknologjisë të Talinit është universiteti i vetëm teknik duke u ranguar institucioni i tretë më i madh publik në Estoni.
Një bashkëpunim i tillë është i rëndësishëm për dy institucionet, kjo pasi përveç tjerash inkurajon zgjerimin dhe pasurimin e gamës së programeve dhe shërbimeve që ofrojnë dhe njëkohësisht mundëson shkëmbimin e ekspertizës dhe përvojës në metodat të avancuara të mësimdhënies dhe mësim nxënies