Vizitë Studimore në Agjencinë Kosovare të Standardizimit

Vizitë Studimore në Agjencinë Kosovare të Standardizimit

  • Date & Time:
    • Maj 20, 2023

Një grup i studentëve të Tempullit së bashku me Koordinatorin për programet Bachelor, MSc. Adem Selmani realizuan një vizitë studimore – praktike në Agjencinë Kosovare të Standardizimit në Prishtinë.
Studentët u pritën nga MSc.Bujar Istogu, Drejtor i kësaj agjencie.
Gjatë vizitës studentët patën rastin të marrin informacione të përgjithshme përmes një ligjërate të mbajtur nga z. Istogu për Agjencinë Kosovare të Standardizimit, si dhe lidhur me ISO standardet të cilat i ofron kjo agjenci, me theks të veçantë për standardin ISO 39001, i cili ka të bëjë me sistemin e sigurisë së trafikut rrugor dhe aksidenteve që lidhen me trafikun rrugor dhe transportit. Sistemi i menaxhimit, përfshinë strukturën organizative, politikat, planifikimin, përgjegjësit, praktikat, procedurat, proceset dhe resurset.
Sipas z. Istogu ekzistojnë më shumë se 800 standarde të ndryshme të zhvilluara nga ISO, të cilat mbulojnë sektorin e automjeteve, përfshirë 200 standarde specifike për sigurinë rrugore.

Join event

2023-5-20 2023-5-20 Europe/London Vizitë Studimore në Agjencinë Kosovare të Standardizimit Një grup i studentëve të Tempullit së bashku me Koordinatorin për programet Bachelor, MSc. Adem Selmani realizuan një vizitë studimore – praktike në Agjencinë Kosovare të Standardizimit në Prishtinë. Studentët u pritën nga MSc.Bujar Istogu, Drejtor i kësaj agjencie. Gjatë vizitës studentët patën rastin të marrin informacione të përgjithshme përmes një ligjërate të mbajtur nga […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×