Vizitë e Frytshme në Fabrikën e Miellit dhe Biskotave MOLITORIA në Vushtrri

Vizitë e Frytshme në Fabrikën e Miellit dhe Biskotave MOLITORIA në Vushtrri

  • Date & Time:
    • Nëntor 9, 2023
Sot, kishim kënaqësi të kemi një eksperiencë të mrekullueshme në botën e prodhimit të ushqimit. Së bashku me studentët, vizituam fabrikën e miellit dhe biskotave MOLITORIA në Vushtrri.
Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të parë nga afër procesin e prodhimit të produkteve të miellit dhe biskotave dhe për të mësuar më shumë rreth industrisë së ushqimit.
Në fillim të vizitës, na u ofrua një mikpritje e ngrohtë nga stafi i fabrikës, që udhëhoqën përmes gjithë procesit të prodhimit. Nga përpunimi i grurit e deri te momenti kur biskotat mbarojnë në paketim, kemi pasur mundësinë të shohim çdo hap të punës.
Procesi i prodhimit është më kompleks se sa mendonim, dhe teknologjitë e avancuara që përdoren për të siguruar cilësi të lartë në çdo produkt.
Një nga gjërat që na bëri përshtypje ishte kujdesi dhe përkushtimi i stafit ndaj sigurisë ushqimore dhe cilësisë.
Një tjetër aspekt që na frymëzoi ishte ndikimi i kësaj fabrike në komunitetin vendas. Ajo ka krijuar vende të punës, kryesisht për gra dhe ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik të zonës së Vushtrrisë, duke ofruar një kontribut të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë lokale.
Pas kësaj vizite të mrekullueshme, kemi fituar një perspektivë më të thellë rreth procesit të prodhimit të ushqimit dhe rolin e tij në komunitetin tonë. Kjo eksperiencë na inkurajoi të konsumojmë produkte vendore dhe të vlerësojmë më shumë punën që bëjnë prodhuesit vendor.
Faleminderit ekipit të MOLITORIA për këtë mundësi të shkëlqyer të mësimit për studentët tanë dhe për mikpritjen e ngrohtë.

Join event

2023-11-9 2023-11-9 Europe/London Vizitë e Frytshme në Fabrikën e Miellit dhe Biskotave MOLITORIA në Vushtrri Sot, kishim kënaqësi të kemi një eksperiencë të mrekullueshme në botën e prodhimit të ushqimit. Së bashku me studentët, vizituam fabrikën e miellit dhe biskotave MOLITORIA në Vushtrri. Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të parë nga afër procesin e prodhimit të produkteve të miellit dhe biskotave dhe për të mësuar më shumë rreth […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×