Tempulli shpallë thirrjen për bursa

Tempulli shpallë thirrjen për bursa

  • Date & Time:
    • Korrik 14, 2023

Tempulli, duke u bazuar në rregulloret e brendshme dhe vendimin e Këshillit Drejtues për Bursa, shpallë thirrjen për ndarjen e bursave për vitin 2023:

 

Akademia Tempulli ndanë 5 bursa suksesi për studentët e dalluar, si më poshtë:

  • 1 bursë 100% për studentë që regjistrohen në vitin e parë;
  • 1 bursë 75% për studentë që regjistrohen në vitin e parë;
  • 1 bursë 50% për studentë të vitit të dytë;
  • 1 bursë 50% për studentë të vitit të tretë dhe
  • 1 për 50% për studentë në studimet Master.

 

Për të përfituar Bursën e suksesit 100% studentët që regjistrohen vitin e parë duhet ti plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Suksesi nga Shkolla e Mesme;
  • Pikët e testit kombëtarë;
  • Njohuritë e Gjuhës Angleze të Dokumentuara me certifikata të njohura ndërkombëtare si TOEFL ose IELTS;
  • Të jetë aktiv në punë vullnetarë;
  • Letër motivuese.

Për të përfituar Bursën e suksesit, 75 % studentët duhet ti plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Suksesi nga Shkolla e Mesme;
  • Pikët e testit kombëtarë;
  • Njohuritë e Gjuhës Angleze të Dokumentuara me certifikata të njohura ndërkombëtare si TOEFL ose IELTS;
  • Të jetë aktiv në punë vullnetarë;
  • Letër motivuese.

Për të përfituar Bursën e suksesit, 50% studentët bachelor duhet ti plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Notë mesatare gjatë studimeve jo më të vogël se 9.0;
  • Njohuri të gjuhës angleze të dëshmuar me certifikata të njohura ndërkombëtare si TOEFL ose IELTS;
  • Të kenë sjellje dhe integritet të lartë gjatë studimeve në Akademi;
  • Të marr pjesë në ligjërata dhe në organizime të cilat janë në interes të përmësimit të cilësisë së studimeve të Akademinë Tempulli.

Për të përfituar Bursën e suksesit, 50% studentët Master duhet ti plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Notë mesatare gjatë studimeve bachelor jo më të vogël se 9.0;
  • Njohuri të gjuhës angleze të dëshmuar me certifikata të njohura ndërkombëtare si TOEFL ose IELTS;
  • Të kenë sjellje dhe integritet të lartë gjatë studimeve në Akademi;
  • Të marr pjesë në ligjërata dhe në organizime të cilat janë në interes të përmirësimit të cilësisë së studimeve të Akademinë Tempulli;
  • Përvojë pune.

Aplikimi bëhet online përmes webfaqes FORMA E APLIKIMIT (tempulli.org). Për informata shtesë telefono në 045903903.

Join event

2023-7-14 2023-7-14 Europe/Podgorica Tempulli shpallë thirrjen për bursa Tempulli, duke u bazuar në rregulloret e brendshme dhe vendimin e Këshillit Drejtues për Bursa, shpallë thirrjen për ndarjen e bursave për vitin 2023:   Akademia Tempulli ndanë 5 bursa suksesi për studentët e dalluar, si më poshtë: 1 bursë 100% për studentë që regjistrohen në vitin e parë; 1 bursë 75% për studentë që […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×