Tempulli zyrtarisht lanson ndarjen e bursave në kuadër të kampanjës #PrishtinaRoze

Tempulli zyrtarisht lanson ndarjen e bursave në kuadër të kampanjës #PrishtinaRoze

  • Date & Time:
    • Tetor 25, 2023

Sot, edhe zyrtarisht Drejtori i Tempullit, Profesor Muhamed Krasniqi bashkërisht me Nënkryetaren e Komunës së Prishtinës znj. Donjeta Sahatçiu dhe Drejtorin e Shëndetësisë në Prishtinë doktor Izet Sadikun, lansuan bursat në kuadër të kampanjës #PrishtinaRoze.
Tempulli në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë ofrojnë mundësi aplikimi për 6 bursa të plota të aftësimit dhe të studimeve, për gratë dhe vajzat që kanë mbijetuar ose janë prekur nga sëmundja e kancerit të gjirit gjatë vitit 2023. Me qëllim të promovimit të fushatës që realizuam një fotografi rasti pranë automjetit të Tempullit të ngjyrosur me ngjyrën e muajit rozë, në hyrje të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
✔️ 2 bursa për aftësim në auto shkollë
✔️ 2 bursa për trajnimin për Kualifikimin kombëtar Instruktor i Shoferëve, dhe
✔️ 2 bursa për studime master në programin studimor Inxhinieria e Trafikut dhe Siguria Rrugore.
Kriteret e përgjithshme për përfitimin e bursave janë që kandidatet të janë banore të Komunës së Prishtinës dhe të kanë dëshmi të mjekut lidhur sëmundjen e kancerit të gjirit.
Aplikimi bëhet online në linkun e mëposhtëm dhe është i hapur deri më datën 27 tetor, 2023.
Në mesin e aplikanteve përparësi do të kenë gratë dhe vajzat e moshave më të reja!
Kushtet dhe kriteret specifike për aplikim për secilën bursë i gjeni në linkun e aplikimit online https://forms.gle/Sf5aV7S2J2noNYpR9
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
Të gjithë së bashku, për shëndetin!
#MuajiRoze #kanceriigjirit #KomunaePrishtines

Join event

2023-10-25 2023-10-25 Pacific/Midway Tempulli zyrtarisht lanson ndarjen e bursave në kuadër të kampanjës #PrishtinaRoze Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×