Si rezultat i një bashkëpunimi shumë të suksesshëm për afro dy dekada, Tempulli dhe Universiteti i Zagrebit pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit.
Marrëveshja e nënshkruar në mes të dy institucioneve të arsimit të lartë është një kornizë e përgjithshme e vazhdimit të bashkëpunimit në zhvillimin e programeve të studimit në përputhje me nevojat e industrisë, bashkëpunim për kërkime të përbashkëta, zhvillimin e projekteve shkencore brenda programit Erasmus +, organizimin e punëtorive, tryezave të rrumbullakëta, konferencave dhe shkëmbimin e përvojës të profesorëve dhe studiuesve tjerë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Dekani i Fakultetit të shkencave të trafikut nga Universiteti i Zagrebit Prof. dr. Tomislav Josip Mlinaric dhe Drejtori ekzekutiv i Akademisë Tempulli nga Prishtina Prof. dr. Muhamed Krasniqi.
Foto nga vizita e studentëve dhe stafit të Tempullit në Universitetin e Zagrebit.