Tempulli shpall konkurs për Zyrtar për shërbim me studentë

Tempulli shpall konkurs për Zyrtar për shërbim me studentë

  • Date & Time:
    • Maj 29, 2023

Tempulli shpall konkurs për Zyrtar për shërbim me studentë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Është përgjegjës për mbarëvajtjen administrative të studentëve, në studime bazike dhe post-diplomike;
• Pranon dhe vlerëson aplikimet e studentëve;
• Regjistron studentët dhe në bashkëpunim me zyrën e IT-së ndihmon procesin e aktivizimit të SEMS, dhe eLearning;
• Informon studentët dhe mësimdhënësit për çështje administrative;
• Në bashkëpunim me zyrën e Sekretares sigurohet qe sallat janë në rregull për mbarëvajtjen e mësimit;
• Proceson kërkesat e studentëve dhe komunikon në pajtim me rregulloren dhe procedurat e punës së Akademisë;
• Mirëmban dosjet fizike dhe elektronike të studentëve në pajtim me rregulloren dhe procedurat e punës;
• Merr pjesë aktive në aktivitetet e organizuara për qëllime rekrutimi, promovimi si dhe në aktivitetet tjera të organizuara;
• Informon dhe qartëson studentët potencial për procedurat e pranimit;
• Njofton dhe këshillon studentët potencial për programet e ofruara, mundësitë e pagesës, etj.
• Kontakt i vazhdueshëm direkt, me telefon apo e-mail me studentët potencial për t’i informuar dhe ndihmuar në aplikim nëAkademi;
• Në bashkëpunim me zyrën e rekrutimit i ndihmon studentët potencial për të plotësuar formën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim;
• Ushtron edhe detyra tjera sipas udhëzimeve e direktivave të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Udhëheqësit të Departamentit përkatës;
• Për angazhim administrativ i përgjigjet dhe i raporton Sekretarit të Përgjithshëm;

Kualifikimet e kërkuara:
• Diplome universitare në Ekonomi, Administratë Publike, Shkenca Jurdike apo fusha të ngjashme
• Dy vite përvojë pune
• Njohuri profesionale në fushën e administratës
• Shkathtësi për të organizuar punën
• Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit
• Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
• Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve MS Office

Afati i fundit për aplikim është 15 Qershor

Join event

2023-5-29 2023-5-29 Europe/London Tempulli shpall konkurs për Zyrtar për shërbim me studentë Tempulli shpall konkurs për Zyrtar për shërbim me studentë Detyrat dhe përgjegjësitë: Është përgjegjës për mbarëvajtjen administrative të studentëve, në studime bazike dhe post-diplomike; • Pranon dhe vlerëson aplikimet e studentëve; • Regjistron studentët dhe në bashkëpunim me zyrën e IT-së ndihmon procesin e aktivizimit të SEMS, dhe eLearning; • Informon studentët dhe mësimdhënësit për […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×