Tempulli shpall konkurs për Zyrtar/e për Shërbim me Studentë

Tempulli shpall konkurs për Zyrtar/e për Shërbim me Studentë

  • Date & Time:
    • Shkurt 6, 2024

Tempulli shpall konkurs për Zyrtar/e për Shërbim me Studentë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Është përgjegjës për mbarëvajtjen administrative të studentëve, në studime bazike dhe post-diplomike;

  • Pranon dhe vlerëson aplikimet e studentëve;
  • Regjistron studentët dhe në bashkëpunim me zyrën e IT-së ndihmon procesin e aktivizimit të SEMS, dhe eLearning;
  • Informon studentët dhe mësimdhënësit për çështje administrative;
  • Në bashkëpunim me zyrën e Sekretares sigurohet qe sallat janë në rregull për mbarëvajtjen e mësimit;
  • Proceson kërkesat e studentëve dhe komunikon në pajtim me rregulloren dhe procedurat e punës së Akademisë;
  • Mirëmban dosjet fizike dhe elektronike të studentëve në pajtim me rregulloren dhe procedurat e punës;
  • Merr pjesë aktive në aktivitetet e organizuara për qëllime rekrutimi, promovimi si dhe në aktivitetet tjera të organizuara;
  • Informon dhe qartëson studentët potencial për procedurat e pranimit;
  • Njofton dhe këshillon studentët potencial për programet e ofruara, mundësitë e pagesës, etj.
  • Kontakt i vazhdueshëm direkt, me telefon apo e-mail me studentët potencial për t’i informuar dhe ndihmuar në aplikim në Akademi;
  • Në bashkëpunim me zyrën e rekrutimit i ndihmon studentët potencial për të plotësuar formën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim;
  • Ushtron edhe detyra tjera sipas udhëzimeve e direktivave të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Udhëheqësit të Departamentit përkatës;
  • Për angazhim administrativ i përgjigjet dhe i raporton Sekretarit të Përgjithshëm;

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplome universitare në Ekonomi, Administratë Publike, Shkenca Jurdike apo fusha të ngjashme
  • Dy vite përvojë pune
  • Njohuri profesionale në fushën e administratës
  • Shkathtësi për të organizuar punën
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve MS Office.

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV si dhe Dëshmitë e Shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.

Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë sipas afatit të konkursit. Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektorinke në email adresën [email protected].

Konkursi mbetet i hapur  deri me 28.02.2024.

 

Join event

2024-2-6 2024-2-6 Europe/London Tempulli shpall konkurs për Zyrtar/e për Shërbim me Studentë Tempulli shpall konkurs për Zyrtar/e për Shërbim me Studentë   Detyrat dhe përgjegjësitë: Është përgjegjës për mbarëvajtjen administrative të studentëve, në studime bazike dhe post-diplomike; Pranon dhe vlerëson aplikimet e studentëve; Regjistron studentët dhe në bashkëpunim me zyrën e IT-së ndihmon procesin e aktivizimit të SEMS, dhe eLearning; Informon studentët dhe mësimdhënësit për çështje administrative; […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×