Tempulli ri-akreditohet edhe për pesë vite nga Autoriteti Kombëtar e Kualifikimeve

Tempulli ri-akreditohet edhe për pesë vite nga Autoriteti Kombëtar e Kualifikimeve

  • Date & Time:
    • Gusht 23, 2023
Me qëllim të plotësimit të mungesës të punëtoreve të trajnuar për operime me makineritë me destinime të veçanta, për nevojat e tregut kosovar dhe jo vetëm, Tempulli tashmë do të ofroj edhe module dhe kualifikime kombëtare shtesë për nevojat e industrisë së transportit dhe ndërtimeve. Profesor Muhamed A. Krasniqi, drejtor i Akademisë Tempulli deklaroj se “Sapo morëm vendimin për akreditimin dhe validimin pesëvjeçar të TEMPULLI-it nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Ky akreditim është një sukses i radhës në vitin e parë të dekadës së tretë të punës tonë. Zgjerimi i ofertës së shërbimeve trajnuese të Tempullit padyshim se do të ofroj një mundësi brilante për ngritjen e kompetencës profesionale në disa profesioneve ku vazhdimisht kemi raste të lëndimeve dhe vdekjeve në vendet e punës. Me trajnimin e këtyre punëtorëve sigurisht që do të ulet numri i aksidenteve dhe incidenteve të ndryshme nëpër ambientet e punës, me çka përveç rrezikimit të shëndetit po shkaktohen humbje të konsiderueshme ekonomike. Organizimi i këtyre trajnimeve do të krijojë rrethana të reja në rritjen e sigurisë në punë po edhe në rritjen e njohurive dhe shkathtësive për punëtoret e këtyre profesioneve në tregun kosovar.
Jam i lumtur që së bashku me ekipin tim të profesorëve dhe trajnerëve tash e tutje do të zhvillojmë edhe module trajnuese të veçanta, siç janë: operimet me të gjitha llojet e pirunierëve, vinçave, ashensorëve të ndërtimit, trajnime për sigurinë në ambientit të punishteve, makineritë për thyerjen dhe përpunimin e gurëve, betonim, asfaltim, shpim, rrafshim, bartjen e mbeturinave, etj. deklaroj profesor Krasniqi.

Join event

2023-8-23 2023-8-23 Europe/London Tempulli ri-akreditohet edhe për pesë vite nga Autoriteti Kombëtar e Kualifikimeve Me qëllim të plotësimit të mungesës të punëtoreve të trajnuar për operime me makineritë me destinime të veçanta, për nevojat e tregut kosovar dhe jo vetëm, Tempulli tashmë do të ofroj edhe module dhe kualifikime kombëtare shtesë për nevojat e industrisë së transportit dhe ndërtimeve. Profesor Muhamed A. Krasniqi, drejtor i Akademisë Tempulli deklaroj se […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×