Tempulli ofron bursa për gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit

Tempulli ofron bursa për gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit

  • Date & Time:
    • Tetor 18, 2023

Tempulli që nga themelimi në vitin 1992, krahas punës së vet në ofrimin e shërbimeve aftësuese, profesionale dhe akademike, gjithmonë ka ofruar edhe shërbime komunitare pa pagesë.  Përveç mbështetjes emocionale të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, Tempulli ofron edhe mbështetje praktike falas në muajin tetor të këtij viti. Si pjesë e partneriteteve institucionale kësaj radhe Tempulli ofron mundësi aplikimi për bursa të plota të aftësimit dhe të studimeve, për gratë dhe vajzat që kanë mbijetuar ose janë prekur nga sëmundja e kancerit të gjirit gjatë vitit 2023.

  • 2 bursa për aftësim në auto shkollë
  • 2 bursa për trajnimin për Kualifikimin kombëtar Instruktor i Shoferëve, dhe
  • 2 bursa për studime master në programin studimor Inxhinieria e Trafikut dhe Siguria Rrugore.

Kriteret e përgjithshme për përfitimin e bursave janë që kandidatet të janë banore të Komunës së Prishtinës dhe të kanë dëshmi të mjekut lidhur sëmundjen e kancerit të gjirit.

Kushtet dhe kriteret specifike për aplikim për secilën bursë janë:

Bursa për aftësim për patentë shofer:

  • Mosha 18 vjet e tutje
  • Letërnjoftimi
  • Certifikata mjekësore
  • Certifikata e Kryqit të Kuq

Bursa për shkollimin për instruktor i shoferëve:

  • Mosha – së paku njëzet e pesë (25) vjeç
  • Certifikata mjekësore
  • Letërnjoftimi
  • Dëftesat dhe diploma nga shkollimi i e mesëm
  • Posedimi i patentë shoferit të kategorisë B së paku pesë (5) vite
  • Certifikata e gjendjes penale, që dëshmon se kandidatja nuk është nën hetime apo i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim.

Bursa për studime master:

  • Diplomën e studimeve baçelor (origjinale ose kopje të noterizuar)
  • Certifikata e notave nga studimet baçelor
  • Certifikata e lindjes

Aplikimi bëhet online në linkun e mëposhtëm dhe është i hapur deri më datën 25 tetor, 2023. Aplikimi mbyllet me datë 31 tetor 2023 në ora 16:00. Në mesin e aplikanteve përparësi do të kanë gratë dhe vajzat e moshave më të reja!

https://forms.gle/Sf5aV7S2J2noNYpR9

Zbulimi i hershëm shpëton jetë!

Të gjithë së bashku, për shëndetin!

 

Join event

2023-10-18 2023-10-18 Europe/London Tempulli ofron bursa për gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit Tempulli që nga themelimi në vitin 1992, krahas punës së vet në ofrimin e shërbimeve aftësuese, profesionale dhe akademike, gjithmonë ka ofruar edhe shërbime komunitare pa pagesë.  Përveç mbështetjes emocionale të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, Tempulli ofron edhe mbështetje praktike falas në muajin tetor të këtij viti. Si pjesë e […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×