Tempulli merr pjesë në Konferencën “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë”

Tempulli merr pjesë në Konferencën “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë”

  • Date & Time:
    • Tetor 6, 2023
Përfaqësuesit e Tempullit marrin pjesë në punimet e Konferencës ndërkombëtare “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë”
Kjo konferencë ndërkombëtare e organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim – Kosovo Accreditation Agency dhe e mbështetur nga Projekti Heras Plus, bëri bashkë drejtuesit më të lartë të qeverisë se vendit, MASHTI-t si dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme të arsimit të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në fillim të konferencës u mbajt një minutë heshtje në nderim te veprës dhe jetës se heroit kombëtar, zyrtarit policor i cili u vra ditë më parë në krye të detyrës. Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci treguan se prioritetet e Qeverisë janë cilësia në arsimin e lartë dhe pavarësia e Agjencisë për Akreditim.
Krerët e shtetit, te ministrisë dhe te Agjencisë se Akreditimit kane folur edhe për një varg veprimesh e politikash në funksion të përmirësimit të cilësisë në Arsimin e Lartë duke potencuar që Kosova është vendi i parë në rajon që ka një ligj që i siguron kësaj agjencie pavarësi institucionale dhe financiare dhe funksionim të plotë të saj.
Gjatë punimeve të kësaj konference përfaqësuesit e Tempullit u takuan me zyrtar dhe profesorë te shumtë vendor dhe ndërkombëtar, qe merren me çështjet e arsimit te lartë dhe me proceset e sigurimit te cilësisë.

Join event

2023-10-6 2023-10-6 Europe/London Tempulli merr pjesë në Konferencën “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë” Përfaqësuesit e Tempullit marrin pjesë në punimet e Konferencës ndërkombëtare “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë” Kjo konferencë ndërkombëtare e organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim – Kosovo Accreditation Agency dhe e mbështetur nga Projekti Heras Plus, bëri bashkë drejtuesit më të lartë […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×