Tempulli mbajti trajnim për Stafin Akademik në Përdorimin e Platformës Plagiarism Check

Tempulli mbajti trajnim për Stafin Akademik në Përdorimin e Platformës Plagiarism Check

  • Date & Time:
    • Nëntor 23, 2023

Tempulli ka nisur një program të veçantë trajnimi për stafin akademik me qëllim të përmirësimit të aftësive në përdorimin e platformës Plagiarism Check. Kjo iniciativë synon të ndihmojë në përcaktimin dhe parandalimin e plagjiaturave në punimet shkencore dhe akademike të studentëve.

Trajnimi është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Tempullit për të siguruar një mjedis akademik të pastër dhe të drejtë. Plagjiatura është një çështje serioze në botën e arsimit dhe këto trajnime ofrojnë një mjet të fuqishëm për identifikimin e çdo lloj shkeljeje të integritetit akademik.

Pjesëmarrësit në trajnim kanë pasur mundësinë të njihen me përdorimin e platformës Plagiarism Check dhe të marrin njohuri të thellë rreth metodave më efikase për të identifikuar dhe trajtuar plagjiaturat. Trajnuesi, ka ndarë njohuritë  me stafin akademik, duke ofruar shpjegime rreth përdorimit të platformës, integrimi i saj në moodle dhe këshilla praktike.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së punimeve shkencore dhe akademike në institucion, ku me përfundimin e trajnimeve, pritet që stafi akademik të ketë një kuptim më të thellë rreth përdorimit të platformës Plagiarism Check dhe të jetë në gjendje të monitorojë dhe menaxhojë më efikas të gjitha aspektet e integritetit akademik.

Join event

2023-11-23 2023-11-23 Europe/London Tempulli mbajti trajnim për Stafin Akademik në Përdorimin e Platformës Plagiarism Check Tempulli ka nisur një program të veçantë trajnimi për stafin akademik me qëllim të përmirësimit të aftësive në përdorimin e platformës Plagiarism Check. Kjo iniciativë synon të ndihmojë në përcaktimin dhe parandalimin e plagjiaturave në punimet shkencore dhe akademike të studentëve. Trajnimi është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Tempullit për të siguruar […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×