Tempulli fillon me testimin elektronik të Instruktorëve të shoferëve

Tempulli fillon me testimin elektronik të Instruktorëve të shoferëve

  • Date & Time:
    • Mars 11, 2023

Duke ndërtuar mbi një përvojë të suksesshme të punës disa vjeçare dhe me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve profesionale arsimore për studentët dhe vijuesit e programeve trajnuese, sot Tempulli filloj me testimin elektronik të vlerësimit të rezultateve të nxënies për kualifikimin e akredituar kombëtar “Instruktor i shoferëve”. Digjitalizimi i proceseve administrative ka filluar para disa vitesh dhe mori hov në kohën e pandemisë kur tërë procesi mësimor mbahej nga distanca. Edhe me testimin e sotëm vërtetohet se Tempulli mbetet adresa e vetme e vërtetë për të gjitha trajnimet dhe seminaret në fushën e patentë shoferit. Dita e sotme përbën një moment të posaçëm jo vetëm për Tempullin sepse për herë të parë fillon të aplikohet testimi elektronik për provimin përfundimtar për instruktor të shoferëve.
Së shpejti komunitetit të punësuar në industrinë e auto shkollave por edhe qytetarëve tjerë, Tempulli do të ju ofroj kualifikimet e akredituara dhe të validuara nga Autoriteti Kombëtar e Kualifikimeve në fushën e patentë shoferit. Tashmë kualifikimet e mëposhtme janë në proces të akreditimit dhe validimit për trajnimet bazë dhe periodike për Ligjërues profesional në autoshkolla, Pyetës (ekzaminer) për pjesën teorike të provimit për patentë shofer dhe Pyetës (ekzaminer) për pjesën praktike të provimit për patentë shofer.

Join event

2023-3-11 2023-3-11 Europe/London Tempulli fillon me testimin elektronik të Instruktorëve të shoferëve Duke ndërtuar mbi një përvojë të suksesshme të punës disa vjeçare dhe me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve profesionale arsimore për studentët dhe vijuesit e programeve trajnuese, sot Tempulli filloj me testimin elektronik të vlerësimit të rezultateve të nxënies për kualifikimin e akredituar kombëtar “Instruktor i shoferëve”. Digjitalizimi i proceseve administrative ka filluar […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×