Tempulli filloi trajnimin për Operim me Pirunier për kompaninë ITMB Group

Tempulli filloi trajnimin për Operim me Pirunier për kompaninë ITMB Group

  • Date & Time:
    • Gusht 23, 2023

Tempulli, sot filloi trajnimin për Operim me Pirunierë për një grup të stafit të  kompanisë së suksesshme kosovare ITMB, të cilët aktualisht shërbimet e tyre i ofrojnë në misione të ndryshme për forcat e armatosura në Evrope, Amerikë, Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Duke qenë institucioni i vetëm i akredituar në Kosovë nga Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve për trajnimet për “Operuesit e Impianteve të Vinçave, Ngritjeve dhe të Ngjashëm”, të cilat njihen edhe ndërkombëtarisht, jemi të lumtur që trajnimet dhe certifikimet tona t’i ofrojmë edhe për tregun ndërkombëtar dhe për stafin e misioneve ushtarake si NATO, US ARMY etj., sepse kjo validon cilësinë e shërbimit që ne ofrojmë.

Prandaj, falënderojmë kompaninë ITMB për bashkëpunimin dhe për mundësinë e plasimit të trajnimeve tona në nivele ndërkombëtare, ku kjo është një shtytje që të vazhdojmë të mbesim të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve dhe trajnimeve profesionale në këtë fushë me qëllim të rritjes së profesionalizmit dhe sigurisë në punë në vend dhe kudo!

Ky trajnim përmban 7 kredi, dhe është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Deri  më tani Tempulli ka trajnuar dhe certifikuar individ dhe stafin e shumë kompanive të suksesshme në Kosovë, ku falë punës profesionale të trajnerëve tanë, vazhdojmë të mbesim lider në ofrimin e këtyre trajnimeve në vend dhe rajon.

Join event

2023-8-23 2023-8-23 Europe/London Tempulli filloi trajnimin për Operim me Pirunier për kompaninë ITMB Group Tempulli, sot filloi trajnimin për Operim me Pirunierë për një grup të stafit të  kompanisë së suksesshme kosovare ITMB, të cilët aktualisht shërbimet e tyre i ofrojnë në misione të ndryshme për forcat e armatosura në Evrope, Amerikë, Lindje të Mesme dhe Afrikë. Duke qenë institucioni i vetëm i akredituar në Kosovë nga Autoritetit Kombëtar […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×