Tempulli dhe Universiteti Kroat i Shkencave Teknike ‘Zagorje Krapina’  nënshkruajnë Marrëveshje për Bashkëpunimi

Tempulli dhe Universiteti Kroat i Shkencave Teknike ‘Zagorje Krapina’  nënshkruajnë Marrëveshje për Bashkëpunimi

  • Date & Time:
    • Janar 5, 2024

Tempulli dhe Universiteti Kroat i Shkencave Teknike “Zagorje Krapina” kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, një hap shumë i  rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive mes stafit dhe studentëve të të dy universiteteve.  Ky partneritet synon të forcojë lidhjet mes dy institucioneve të arsimit të lartë dhe të krijojë një mjedis të përbashkët për shkëmbimin e dijeve dhe përvojave në fushën e shkencave teknike, teknologjisë dhe inovacionit, nëpërmjet projekteve të përbashkëta, aktiviteteve shkencore dhe shkëmbimeve studentore.

Në një deklaratë të përbashkët, Drejtori i Tempullit, Dr. Sc. Muhamed Krasniqi dhe Dekani i Universitetit “Zagorje Krapina” Dr. Sc. Nenad Sikirica, shfaqën entuziazëm për mundësitë e reja që do të sjellë ky bashkëpunim. Ata theksuan se kjo marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e një mjedisi të pasur me njohuri teknike dhe do të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë në fushat e shkencës dhe inxhinierisë dhe ndikim në të dy vendet.

Bashkëpunimi me universitetet nga Kroacia daton qysh nga viti akademik 2001/2002 e tutje. Ky partneritet shërben si një shembull i qëndrueshëm për ndërveprimin pozitiv dhe shkëmbimin kulturor në nivelin e arsimit të lartë, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë mund të sjellë vlera të ndërsjella dhe inovacion.

Join event

2024-1-5 2024-1-5 Europe/London Tempulli dhe Universiteti Kroat i Shkencave Teknike ‘Zagorje Krapina’  nënshkruajnë Marrëveshje për Bashkëpunimi Tempulli dhe Universiteti Kroat i Shkencave Teknike “Zagorje Krapina” kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, një hap shumë i  rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive mes stafit dhe studentëve të të dy universiteteve.  Ky partneritet synon të forcojë lidhjet mes dy institucioneve të arsimit të lartë dhe të krijojë një mjedis të përbashkët […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×