Me qëllim te krijimit të rritjes së mundësive shtesë për hulumtim dhe shkencë për nevojat e studentëve dhe personelit mësimdhënës, Tempulli ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës.
Kjo marrëveshje mundëson shfrytëzimin e burimeve dhe materialeve elektronike të nevojshme për përdoruesit e Tempullit.
Gjatë takimit me rastin e nënshkrimit te kësaj marrëveshje përfaqësuesit e Akademisë Tempulli, Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Asociacionit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës, bashkërisht u zotuan qe te bashkëpunojnë ne aktivitete me interes te përbashkët.
Marrëveshja është nënshkruar nda dy drejtorët e dy institucioneve, znj. Bukurije Haliti në cilësinë e Kordinatores te Asociacionit te Bibliotekave Elektronike të Kosovës dhe Dr. Sc. Muhamed Krasniqi, në cilësinë e Drejtorit të Akademisë Tempulli.