Studentët e Masterit në Inxhinieri të Trafikut dhe Siguri Rrugore Realizojnë Praktikën në SH.M.L.P Shtjefën Gjeqovi

Studentët e Masterit në Inxhinieri të Trafikut dhe Siguri Rrugore Realizojnë Praktikën në SH.M.L.P Shtjefën Gjeqovi

  • Date & Time:
    • Nëntor 20, 2023
Në kuadër të programit të tyre të studimit, studentët e programit Master në Inxhinieri të Trafikut dhe Siguri Rrugore kanë përfunduar me sukses praktikën e tyre në SH.M.L.P Shtjefën Gjeqovi. Praktika u zhvillua në fushën e Diagnostikës së Automjeteve dhe ishte pjesë e lëndës që e ligjërohet nga profesori Gjelosh Vataj.
Studentët patën mundësinë të aplikojnë njohuritë e tyre teorike në një mjedis praktik. Ky eksperiencë jo vetëm i lejoi ata të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike, por gjithashtu kontribuoi në thellimin e tyre të njohurive në fushën e sigurisë rrugore.
Profesori Gjelosh Vataj, tha se është krenar për përpjekjet dhe arritjet e studentëve. Ai theksoi rëndësinë e një lidhje të ngushtë mes teorisë dhe praktikës në inxhinieri.
“Praktika është një hap shumë i rëndësishëm për studentët tanë,” tha Profesori Vataj. “Ata jo vetëm që zhvillojnë aftësitë e tyre praktike, por gjithashtu marrin një përvojë të çmuar që do t’i ndihmojë në karrierën e tyre të ardhshme në fushën e inxhinierisë.”

Join event

2023-11-20 2023-11-20 Europe/London Studentët e Masterit në Inxhinieri të Trafikut dhe Siguri Rrugore Realizojnë Praktikën në SH.M.L.P Shtjefën Gjeqovi Në kuadër të programit të tyre të studimit, studentët e programit Master në Inxhinieri të Trafikut dhe Siguri Rrugore kanë përfunduar me sukses praktikën e tyre në SH.M.L.P Shtjefën Gjeqovi. Praktika u zhvillua në fushën e Diagnostikës së Automjeteve dhe ishte pjesë e lëndës që e ligjërohet nga profesori Gjelosh Vataj. Studentët patën mundësinë të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×