Rritje e bashkëpunimeve ndërkombëtare

Rritje e bashkëpunimeve ndërkombëtare

  • Date & Time:
    • Tetor 9, 2023

2-6 tetor, Pragë, Çeki

Gjatë tërë javës prej datës 2 deri me datë 6 tetor 2023, në kuadër të Kongresit të 27-të botëror të rrugëve që u zhvillua në kryeqytetin e Çekisë, janë zhvilluar një varg takimesh me institucione dhe kompani që merren me çështje të trafikut, transportit dhe të sigurisë rrugore.
Ky kongres mblodhi së bashku mbi 40 ministra të qeverive të ndryshme nga mbarë bota, mbi 3,500 delegatë dhe 300 ekspozues nga 120 vende të botës.
I vetmi pjesëmarrës nga Kosova ishte profesor Muhamed Krasniqi, drejtor i Tempullit, i cili realizoj takime të shumta me përfaqësues të institucioneve arsimore dhe të prodhuesve të pajisjeve që përdoren në infrastrukturën dhe sistemet e rrugëve. Përveç pjesës akademike profesor Krasniqi zhvilloj dhjetëra takime tjera edhe me përfaqësues dhe pronar të kompanive të ndryshme softuerike dhe të pajisjeve inteligjente në trafik.
Gjatë këtyre takimeve profesor Krasniqi shpalosi veprimtarinë e Tempullit me ç‘rast disa nga bashkëbiseduesit shprehen interesimin për vendosjen e bashkëpunimit institucional me Tempullin.

Join event

2023-10-9 2023-10-9 Europe/London Rritje e bashkëpunimeve ndërkombëtare 2-6 tetor, Pragë, Çeki Gjatë tërë javës prej datës 2 deri me datë 6 tetor 2023, në kuadër të Kongresit të 27-të botëror të rrugëve që u zhvillua në kryeqytetin e Çekisë, janë zhvilluar një varg takimesh me institucione dhe kompani që merren me çështje të trafikut, transportit dhe të sigurisë rrugore. Ky kongres mblodhi […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×