Data: 21 Maj 2024
Komiteti i Programeve të Akademisë Tempulli mbajti takimin e radhës me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe përfaqësuesve të studentëve. Gjatë takimit, u trajtuan çështje të rëndësishme që ndikojnë në ecurinë e procesit mësimor në këtë semestër, duke përfshirë:
- Kalueshmëria e Studentëve në Afatin e Prillit;
U diskutua mbi performancën e studentëve dhe strategjitë për të përmirësuar kalueshmërinë në provimet e prillit.
- Raporti i Zyrës së Cilësisë për Vlerësimin e Stafit Akademik dhe Lëndës nga Studentët për Semestrin Dimëror;
U prezantua dhe u diskutua raporti i Zyrës së Cilësisë mbi vlerësimet e marra nga studentët për stafin akademik dhe lëndët gjatë semestrit dimëror.
- Afati i Provimeve të Prillit;
U shqyrtuan përvojat dhe mësimet e nxjerra nga afati i provimeve të Prillit, për të reflektuar në organizimin e afatit të radhës, i cili do të mbahet në Qershor.
- Procesi i Akreditimit dhe Riakreditimit Programor;
Pas raportit të suksesshëm të akreditimit institucional, theksi kryesor u vendos mbi procesin e akreditimit dhe riakreditimit të programeve, përfshirë përgatitjet për vizitën që do të realizohet këtë javë nga përfaqësuesit e Agjencionit të Akreditimit dhe ekspertëve.
Në fund, u diskutua edhe për përgatitjet e nevojshme për afatin e provimeve të qershorit. Akademia Tempulli falënderon stafin akademik për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mbështetjen ndaj studentëve.