Mbahet takimi i Komitetit të Programeve të Akademisë Tempulli

Mbahet takimi i Komitetit të Programeve të Akademisë Tempulli

  • Date & Time:
    • Maj 21, 2024

Data: 21 Maj 2024

Komiteti i Programeve të Akademisë Tempulli mbajti takimin e radhës me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe përfaqësuesve të studentëve. Gjatë takimit, u trajtuan çështje të rëndësishme që ndikojnë në ecurinë e procesit mësimor në këtë semestër, duke përfshirë:

  • Kalueshmëria e Studentëve në Afatin e Prillit;

U diskutua mbi performancën e studentëve dhe strategjitë për të përmirësuar kalueshmërinë në provimet e prillit.

  • Raporti i Zyrës së Cilësisë për Vlerësimin e Stafit Akademik dhe Lëndës nga Studentët për Semestrin Dimëror;

U prezantua dhe u diskutua raporti i Zyrës së Cilësisë mbi vlerësimet e marra nga studentët për stafin akademik dhe lëndët gjatë semestrit dimëror.

  • Afati i Provimeve të Prillit;

U shqyrtuan përvojat dhe mësimet e nxjerra nga afati i provimeve të Prillit, për të reflektuar në organizimin e afatit të radhës, i cili do të mbahet në Qershor.

  • Procesi i Akreditimit dhe Riakreditimit Programor;

Pas raportit të suksesshëm të akreditimit institucional, theksi kryesor u vendos mbi procesin e akreditimit dhe riakreditimit të programeve, përfshirë përgatitjet për vizitën që do të realizohet këtë javë nga përfaqësuesit e Agjencionit të Akreditimit dhe ekspertëve.

Në fund, u diskutua edhe për përgatitjet e nevojshme për afatin e provimeve të qershorit. Akademia Tempulli falënderon stafin akademik për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mbështetjen ndaj studentëve.

Join event

2024-5-21 2024-5-21 Europe/London Mbahet takimi i Komitetit të Programeve të Akademisë Tempulli Data: 21 Maj 2024 Komiteti i Programeve të Akademisë Tempulli mbajti takimin e radhës me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe përfaqësuesve të studentëve. Gjatë takimit, u trajtuan çështje të rëndësishme që ndikojnë në ecurinë e procesit mësimor në këtë semestër, duke përfshirë: Kalueshmëria e Studentëve në Afatin e Prillit; U diskutua mbi performancën e studentëve […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×